Categories: RAJON

Media prestigjoze amerikane shkruan për qytetërimin 8500 vjeçar të Linit në Pogradec

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetër në botë.

Dhe këtij zbulimi i ka kushtuar një shkrim të veçantë edhe mediumi amerikan USATODAY, sipas të cilit, zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit – i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut – janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët.

Këtë pretendim, ky medium e ka thënë duke cituar Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Bern, në një intervistë me universitetin.

“Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se të ngjashme me ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën”, kujton mediumi amerikan.

Më tej vë në pah USATODAY, deri në gjetjen e projektit EXPLO, vendbanimet më të vjetra të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine ishin disa qindra vjet më të reja.

“Hapësirat arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane”, citon mediumi amerikan faqen e internetit të projektit EXPLO.

Në këtë drejtim, mediumi amerikan thekson deklaratën e arkeologut shqiptar Adrian Anastasi i cili tha për AFP se “ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”.

Ndryshe, sipas arkeologëve që folën me AFP, do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren konkluzionet përfundimtare. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago