Categories: MAQEDONI

LSDM: Nuk do të lejojmë bllokada nga VMRO-ja, do të sigurojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe se ata do të sigurojnë të ardhmen evropiane për qytetarët.

Nga kjo parti e akuzojnë opozitën se e bllokon rrugën evropiane të shtetit.

“VMRO-DPMNE-ja edhe një herë, ashtu si dhe në të kaluarën, është bllokim i rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, përkatësisht anëtarësimit në BE, ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. VMRO-DPMNE dhe Mickoski edhe një herë veprojnë kundër interesave të shtetit, kundër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët. Përpjekja për të bllokuar të ardhmen evropiane është veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i VMRO-së dhe Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se “populli i Maqedonisë i orientuar pro-evropian dhe të gjithë qytetarët që janë për anëtarësim në BE nuk do ta falin këtë. Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të VMRO-DPMNE-së”.

“Nuk do të lejojmë që e ardhmja e shtetit të bllokohet nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së.

LSDM së bashku me qytetarët dhe subjektet politike pro-evropiane do të bëjnë gjithçka për ta thyer atë bllokadë. Do të kemi sukses në këtë, do të sigurojmë të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago