Categories: BOTARAJON

Vuçiq nga Budapesti akuzon ambasadorët e botës dhe Kurtin: Vetëm Orban na kupton!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Budapest me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, tha se ai vend e kupton shumë mirë situatën në Kosovë.

“Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ky trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të sinqertë dhe të ngushtë”, tha Vuçiq në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit u diskutua edhe për situatën në Kosovë.

Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.

Vuçiq iu referua edhe situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohet të hyjë në Qeveri dhe presin që serbët t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse shkëputet UlqiNi apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, e nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Është si kur Kurti bën trazira dhe thonë nuk është faji i Kurtit, por i Vuçiqit”, tha ai.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago