Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se ardhmëria e vendit po rrezikohet nga disa deputetë nacionalistë e shovinistë në kampion politik maqedonas.
Zejdi thotë se të njëjtit po e thellojnë krizën ekonomike dhe sociale në vend.
“Ardhmëria e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është e rrezikuar nga fqinjët e saj, e as nga qytetarët e saj pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare. Ajo nuk është e rrezikuar as nga shumica e deputetëve në kuvendin e RMV (maqesonas, shqiptar, turq etj.) të cilët janë më se të vetëdijshëm për peshën dhe vlerën e vendimmarrjes në vij të hapjes së rrugës drejt BE-së. I gjithë vendi ynë po dërgohet buzë greminës duke rrezikuar thellim më të madh të krizës ekonomike dhe sociale si dhe izolimin nga faktori ndërkombëtar, gjithnjë vetëm për shkak të disa deputetëve nacionalshovinist maqedonas të cilët nën petkun e patriotizmit të rrejshëm për pika të ulta politike, duke imituar Gevarën, Enver Hoxhën dhe Millosheviqin e vogël, do t’a kthejnë vendin në vitet e 90’ta”, shkruan Zejdi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…