Categories: MAQEDONI

LSDM: Mickoski si Gruevski, VMRO kundër BE-së

Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se DPMNE është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit, përcjell KlanM.

Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

“Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë si kristali se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë një marrëveshje të re, por qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierën e tyre politike. Mickoski dëshiron ta tërheqë vendin prapa, vetëm për shkak të ulëses së tij në Pallatin e Bardhë, ashtu siç bëri Gruevski për 11 vjet” thonë nga LSDM.

Nga LSDM shprehen të bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese./KlanMacedonia

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago