Tre persona dyshohet se janë therur me thikë në orët e para të së enjtes në Xërxë të Rahovecit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar.
Ata ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant të këtij fshati.
“Sot rreth orës 03:35 tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xërxë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar”, ka thënë Elezaj.
Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…