Categories: BOTA

ShBA-ja vendos sanksione ndaj katër rusëve që dyshohen për helmimin e Navalnyt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të enjten sanskione ndaj katër rusëve që i akuzuan se ishin të përfshirë në helmimin të liderit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny, në vitin 2020.

Departamenti i Thesarit i ShBA-së në një deklaratë tha se katër të sanksionuarit janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ku dy prej tyre thuhet se janë ndër autorët kryesorë të raportuar për helmimin e Navalny-t.

“Sot i kujtojmë Vladimir Putin-it dhe regjimit të tij se ka pasoja jo vetëm për zhvillimin e një lufte brutale dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, por edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut të popullit rus”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson, citohet në deklaratë.

“Përpjekja për vrasjen e Aleksey Navalny në vitin 2020 përfaqëson përbuzjen e Kremlinit për të drejtat e njeriut dhe ne do të vazhdojmë të përdorim autoritetet në dispozicionin tonë për të kërkuar llogari nga Kremlini”.

Sanksionet e së enjtes u vendosën sipas një akti të vitit 2012, i cili autorizon qeverinë amerikane të sanksionojë ata që lidhen me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Rusi, duke ngrirë asetet e tyre dhe duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Ata që u shënjestruan të enjten janë operativët e Institutit të Kriminalistikës FSB, Alexey Alexandrovich Alexandrov, Konstantin Kudryavtsev dhe Ivan Vladimirovich Osipov, si dhe operativi i FSB, Vladimir Alexandrovich Panyaev.

Navalny, kritiku më i ashpër vendas i Putinit, tashmë është në burg ku akuzohet për mashtrim dhe akuza të tjera për të cilat ai thotë se janë false. Lëvizja e tij politike është shpallur “ekstremiste”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago