Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: E vetmja idoeologji që ka VMRO-ja dhe Mickoski është bllokimi i ardhmërisë europiane

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në konferencë për shtyp bashkë me ministrat u shpreh se sot në Kuvend filluan ndryshimet kushtetuese.

“Sot në Kuvend u bë e qartë se kush me të vërtetë dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë vend me prosperitet, vend anëtar i BE-së dhe kush dëshiron ta bllokojë të ardhmen evropiane të shtetit”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se i vetmi idoeologji e VMRO-DPMNE-së është bllokimi dhe izolimi.

“Qytetarët pro-evropianë nuk do ta harrojnë dhe as do ta falin. Nuk ka asnjë arsye të ketë një bllokim të tillë. VMRO-DPMNE dëshmoi se nuk kanë argumente dhe se nuk ka ide për debat. Dëshmojnë se janë të gatshëm ta bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve vetëm për qëllime personale”, deklaroi Kovaçevski.

Sipas tij, qëllimi i partisë së Mickoskit është bllokimi dhe të shpëtojnë karrierat politike të tyre, kurse qytetarët, thotë Kovaçevski, e kanë bërë të qartë se dëshirojnë anëtarësim në BE.

“Të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se mbi 80% e qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, dëshirojnë të jetojnë në BE, standard më të mirë jetësor, sundim më të mirë të së drejtës, infrastrukturë më të mirë dhe shërbime më të mira për qytetarët’, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago