Shkup, 16 gusht – Për një centimetër është ulur niveli i ujit të liqenit të Ohri, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjerë natyrorë në vend janë të njëjta si dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometereoologjike (DPHM).
Edhe krahas kësaj, vetëm niveli i ujit të liqenit të Ohrit është për një centimetër më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit, ndërsa nivelet e liqenit të Dojranit dhe të Prespës janë më të ulëta se mesatarja e muajit gusht për 1.24 metra në liqenin e Dojranit dhe për 1.83 metra në liqenin e Prespës.
Për dallim nga liqenet, nivelet e ujit të lumenjve më shpesh janë në kuadër të mesatares për në muajin gusht dhe shënojnë një rritje apo ulje të lehtë të nivelit në krahasim me ditën e djeshme. Rritje më të madhe prej 16 centimetra në krahasim me ditën e djeshme ka lumi Vardar në pikën matëse afër Jegunovcit, ndërsa rënien më të madhe prej katër centimetra e ka sërish Vardari në pikën matëse afër Demir Kapisë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…