Categories: MAQEDONI

Më 20 gusht në Shkup fillon stërvitja e përbashkët ushtarake e Maqedonisë, SHBA-së dhe Shqipërisë

Në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë forca të armatosura të shteteve të huaja – ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata do të marrin pjesë në trajnimin e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23”.

Ky trajnim, siç sqarojnë nga Qeveria, është pjesë e Planit bilateral për bashkëpunim për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Mbrojtje Nacionale të Shteteve të Bashkuara Amerikane.

“Forcat speciale të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 12 pjesëtarë pjesëmarrës në aktivitet, në periudhën prej 20 gusht deri 1 shtator 2023 do të marrin pjesë në mënyrë aktive në përgatitjet dhe realizimin e trajnimit të përbashkët dhe në ushtrimin “Joint Combined Exercise Training – 23” në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në trajnim është paraparë pjesëmarrja e 10 pjesëtarëve nga forcat speciale të fuqive të armatosura të SHBA-ve dhe 12 pjesëtarë të fuqive të armatosura të Shqipërisë, me armatim, pajisje, automjete dhe mjete materiale – teknike. Lokacioni për pjesëmarrje në ushtrim do të jenë poligonet për trajnim dhe kazerma “Ilinden” – Shkup, “Strasho Pinxhur” – Petrovec dhe “Gjorçe Petrov” – Shkup”, qëndron mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago