Categories: SHOWBIZ

Binjaket shpenzojnë 180,000 euro me operacione plastike, për t’u dukur si Barbie

Dy motra binjake nga Stockton-on-Tees e Britanisë së Madhe kanë shpenzuar rreth 186 mijë euro për të realizuar dhjetëra operacione plastike për t’u dukur si Barbie të vërteta.

Dolly dhe Daisy Simpson, 26 vjeç, janë krejtësisht ndryshe nga çfarë kanë qenë në adoleshencë pasi nisën të përdorin fillimisht fillerat në moshën 18-vjeçare dhe për herë të parë kaluan “nën thikë” në vitin 2020.

Dy biondet që nga ajo kohë i janë nënshtruar një sërë operacionesh duke përfshirë ndërhyrje në hundë, gjoks, apo labiaplastikë dhe një BBL.

Ato gjithashtu kanë ndjekur procedura kozmetike ku përfshihet mbushja e buzëve, mjekrës, faqeve, nofullës, hundës dhe barkut.

Binjaket kanë treguar për tabloidet britanike se ishin të fiksuara pas Barbit kur ishin fëmijë dhe kanë ëndërruar të shndërrohen në “kukullën” e tyre të dashur.

Dolly tha: “Para se të fillonim procedurat dhe operacionet tona, ne ishim mjaft të pasigurta për pamjen tonë. Gjithmonë na pëlqente pamja e vajzave bionde, me nxirje të mrekullueshme dhe gjoks të madh, që dukeshin si kukulla, dhe që atëherë ne kemi aspiruar të dukemi kështu”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago