Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti për 22-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Sot jemi më mirë se dje, po punojmë që e nesermja të jetë më e mirë se e sotmja

Sot mbushen 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me një video porosi ku thotë që po ia dalim.., përcjellë Klan M.

Të nderuar vëllezër e motra,

Sot, më 13 gusht, në përvjetorin e 22 të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, ju drejtohem me porosinë që po ia dalim!

Pas luftës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001 dhe disa viteve përpjekje, po tejkalojmë edhe barrierat e fundit drejt barazisë së shumëkërkuar dhe të mohuar.

Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tre universitete në gjuhën shqipe janë zyrtare.
Sot, shqiptarët i gjen gati se në të gjitha dikasteret por edhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit ku demonstrojnë kapacitete shtet-udhëheqëse.

Sot jemi pjesë e aleancës euroamerikane, jemi NATO.

Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën me të cilat edhe po unifikojmë kontrollet kufitare.

Hapëm negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe po përfundojmë skriningun.

Për ta rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimit duhet të ndërmarrim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese.

Vendimet e mëdha kërkojnë guxim e jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim!

Nuk guxojmë ta humbasim shansin e ta shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian.

Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë, por nevojitet angazhim i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane dhe prandaj ne nuk ndalemi, por ripërtërihemi në çdo sfidë dhe e përballojmë.

Sot kujtoj edhe të gjithë dëshmorët, invalidët, veteranët, martirët dhe familjet e tyre me nderimet më të larta.

Sot jemi më mirë se dje, po punojmë që e nesermja të jetë më e mirë se e sotmja, gjithmonë bashkë.

Prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit bëj thirrje për bashkim, unifikim rreth frontit europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshēm përbta siguruar të ardhmën.

Të bashkuar jemi më të fortë!” – tha Ali Ahmeti për marrëveshjen e Ohrit. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago