Categories: MAQEDONI

111 vjetori i çlirimit të Shkupit, Ahmeti: Të përgadisim sa më shumë intelektual si Hasan Prishtina, të jemi krenar me historinë e bujshme që e kemi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e shënuar nga Instituti I Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare të Shqiptarëve – Shkup, me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit dhe promovimi i pullës postare me figurën e Hasan Prishtinës në 150 vjetorin e lindjes së tij.

Ahmeti në fjalimin e rastit u shpreh se historia shqiptare ka figura të shquara për atdhetarizëm, ndaj përjetësimi i figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare ështe vendim që na bën krenar të gjithëve.

Ahmeti shtoi se arkivat flasin se kush janë dhe çfarë bënë nder vite intelektualët shqiptarë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Krenar që e kishim një Hasan Prishtina, ashtu siç ishte ai, trim, i guximshëm, i mençur! Duhet të përgadisim sa më shumë Hasan Prishtina, të dimë t’i vlerësojmë njerëzit e shkencës dhe atdhedashurisë. T’i ndrisim këta njerëz, që mision jetësor e kishin lirinë, ata që dhanë gjithë pasurinë shpirtërorë dhe materiale për vendin e vet. Urime për këtë vendim, sepse kemi arkiva të pasura që duhet punuar dhe nxjerrur në dritë të së vërtetës së kush jemi”, deklaroi Ahmeti. /Indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago