Categories: MAQEDONI

Prej sot fillon Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, personalitete të njohura do të ligjërojnë tema aktuale politike para 70 të rinjëve pjesëmarrës

Prej sot fillon Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, që do të mbahet në Mavrovë, me ç’rast Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive ka përzgjedhur 70 të rinj nga kandidatët që kishin aplikuar në konkursin e shpallur ditë më parë.

Siç është e njohur, kjo shkollë dhe Peace Festival-i janë dy aktivitete kyç të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, praktikë kjo e filluar nga viti i kaluar.

Të rinjtë pjesëmarrës për zhvillimin e këtyre temave do të jenë në interaksion me ligjërues nga institucione dhe universitete të ndryshme, të cilët do të trajtojnë tema aktuale politike, që nga Marrëveshja e Ohrit, vlerat demokratike dhe sundimi i së drejtës, demokracia konsenzuale, decentralizimi në fokus të integrimit të komuniteteve, rëndësia e anëtarsimit në BE për zhvillimin dhe sigurinë, fazat e integrimit në BE dhe integrimi përmes pajtimit, e gjer te sfidat e reja gjeopolitike me agresionin në Ukrainë.

Siç na informojnë nga Ministria, ligjërues do të jenë Gordan Georgiev profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin FON Shkup, Robert Alagjozovski koordinator nacional për ndërkulturalizëm, për zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërministror në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme , Mersim Maksuti profesor nga Fakulteti i Drejtësisë, në USHT, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Gjeraqina Leka profesoreshë në Universitetin e Tetovës, Albert Musliu, analist politik, Radmila Sekerinska, ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Xhabir Deralla si dhe diplomatja e BE-së, Klaris Pazstori.

Aktiviteti përmbyllës i “Peace Forum Dialogue” është Peace Festivali i cili do të mbahet më 13 gusht në sheshin Skenderbeu në Shkup, ku do të performojnë emrat më aktual të muzikës moderne shqiptare.

Të gjithë pjesëmarrësve, pas përfundimit të Shkollës për liderë të Rinj, në një solemnitet që do të organizohet në Qeveri, kryeminisitri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëkryeministri i parë,Artan Grubi, do t’u ndajnë certifikata./indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago