Categories: MAQEDONIRAJON

Hysa për vizitën së Kurtit në Shkup: Po delegjitimon kritikat ndaj politikës destruktive të Serbisë me ndërhyrjet e tij në vende tjera

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut lirisht mund të konsiderohet si “pjesëmarrje dhe anim direkt” në promovimin e një vije të caktuar politike opozitare me qëllim “përçarjen” e faktorit politik shqiptar atje.

Kur janë intensifikuar përpjekjet për përbashkimin e liderëve të partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – kundër Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet, nën udhëheqjen e politikanit veteran, Ali Ahmeti, vizita e Kurtit atje po shihet si pozicionim i qartë politik.

Komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës udhëhiqen nga blloku i sapoformuar opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike – fraksion i dalë nga BDI-ja apo konstelacioni “grupi i zjarrit” – udhëheq me komunën e Çairit, ndërsa komuna e Tetovës udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Albanian Post ka pyetur njohës të rrethanave politike në Maqedoni të Veriut dhe ndikimin që mund të kenë lëvizjet dhe qasja politike e tij në rajon. Për ish diplomatin kosovar, ambasador si në Maqedoni të Veriut dikur dhe në Mal të Zi së fundi, kjo qasje është e dëmshme së pari për vet kryeministrin Kurti dhe për Kosovën që përfaqëson.

për ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ndërhyrja e Kurtit në vendet fqinje ku banojnë shqiptarët nuk është diçka e re, veçse atëherë në rolin e opozitarit të zjarrtë, kurse tash në pozitën e kryeministrit të Kosovës – një sfidë kushtetuese në prezantimin e tij, ngase ai nuk i përfaqëson shqiptarët në rajon, por vetëm shtetin e Kosovës.

Kurti pati dështuar keq në inkursionin e tij në trupin elektoral të Shqipërisë më 2021. Pasuksesshëm i doli edhe përkrahja për Blerim Rekën në garën për president të Maqedonisë së Veriut. Sivjet ai e emëroi në ekipin e tij Ardita Sinanin nga Lugina e Preshevës, të cilën e përdori kundër Shqipërim Arifit, aktualisht kryetar i Preshevës.

“Për më teper, ai nuk do të takojë asnjë pjesëtarë të një opsioni tjetër politik e as një zyrtar shteti. Nëse kësaj i shtohet edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e një shteti tjetër, si në Shqipëri, apo përfshirja e një këshilltareje nga Lugina e Preshevës – kjo nuk është një rastësi, por pozicionim i qartë politik”, thotë Hysa, ndërsa vëren se kështu mund të delegjitimohet edhe kritika ndaj politikës destruktive të Serbisë ndaj vendeve të rajonit.

“Çështja është se me këtë sjellje, nesër do të jetë hipokrizi të kritikosh presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nëse për shembull, ai do të vinte në promovimin e rrugës Rashkë-Leposaviç apo nëse ai mbështet opsione politike hibride në Kosovë e rajon, që nga ai përjetohet si ‘botë serbe’”, thotë mes tjerash diplomati kosovar.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, i cili i shërbeu vendit nga viti 2012 deri në vitin 2018, thotë se vizita e Kurtit tek fqinjët mund të lexohet edhe si zgjerim i rivalitetit të tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por edhe si përdorim i këtyre të fundit nga subjektet rivale politike në vendet e populluara me shqiptarë etnikë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago