Categories: MAQEDONI

Rreth 200 milionë denarë për kultivuesit e rrushit në Maqedoni

Agjencia për mbështetje financiare dje pagoi 199.4 milionë denarë mbështetje shtesë për 5.851 kultivues të rrushit. Vlera e pagesave shtesë të drejtpërdrejta është dy denarë për një kilogram.

Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, shfrytëzues të kësaj mase janë kooperativa bujqësore të cilat kanë sipërfaqe me vreshta dhe kanë realizuar prodhim të rrushit për verë nga rendimenti i vitit 2022, e cila është dorëzuar në kapacitete të regjistruara për prodhimin e verës në vend ose është përpunuar për nevojat e kapacitetit të vet përpunues të regjistruar për prodhimin e verës.

“Përmes modelit të ri të subvencionimit që filloi të aplikohet këtë vit, bujqit janë dëshmitarë për pagesë më të shpejtë dhe të rregullt të subvencioneve.

Të gjitha subvencionet bazë për bujqit janë paguar plotësisht në kohë dhe para afatit ligjor. Mbështetja e paguar deri më tani në këtë vit 2023 arrin pothuajse 800 milionë denarë pikërisht për kultivuesit e rrushit.

Më pas vijon masa për lëndë djegëse të subvencionuar për makineritë bujqësore, pra naftën e gjelbër, masë për të cilën vendi ynë është i vetmi në rajon me këtë lloj mbështetjeje për bujqit. Gjithashtu, si rezultat i modelit të ri të subvencionimit, të gjithë bujqit do të marrin paradhënie 30 për qind të subvencioneve. Bujqit për herë të parë në një viti do të marrin një pjesë të subvencioneve për të njëjtin vit aktual”, njofton Ministria e Bujqësisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago