Categories: MAQEDONI

Ahmeti vizition vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare ka qëndruar sot në në fshatin Gjergjicë të Drenasit për vizitë në vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala, raporton indeks.mk

Ahmeti thotë se kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz.

Reagimi i plotë:

Kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz, këtu janë dhënë shumë betimet vendimtare për mosdorëzim dhe jetësim të idealit kombëtar të lirisë. Këtë duhet ta dijë brezi i ri i kombit, andaj sot vendosëm pllakën përkujtimore si përkujtim për kontibutin kombëtar të kësaj familje.

Evokuam bashkë kujtimet mbi atdhedashurinë, trimërinë dhe veprimtarinë kombëtare të Bedri Shalës që sot mbush plot 25 vite nga rënia e tij heroike në fushëbetejë, të Shaban Shalës që nuk rreshti veprimtarinë e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta. Lavdi e përjetshme vëllezërve Shala dhe të gjithë të rënëve të lirisë!https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/831049421722515?ref=embed_post

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago