Sulmuesi ka si synim që të përmirësohet dhe të thirret në kombëtaren shqiptare
Në prezantimin e tij te skuadra e Empolit, Stiven Shpendi tregoi pritshmëritë që ka për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar që luan për përfaqësuesen Shpresa, tha se ndaj tij kishin shfaqur interes edhe klube të tjera, por ai mendonte vetëm për t’u transferuar te të kaltrit.
“Pashë ekipin se si luante, se si punon me të rinjtë dhe mendova se ishte alternativa më e mirë. Nuk e përkufizoj veten më një rol fiks, më pëlqen të ndryshoj. Qëllimi im është që të përmirësohem vazhdimisht. Me këtë transferim e kam menduar edhe kombëtaren e madhe. Tani jam pjesë e U-21, por shpreosj në të ardhmen që të luaj. Tek Empoli kanë luajtur shumë djem shqiptarë. Nuk kam folur me ata, por më gëzoi fakti që Asllani më shkroi ditën kur firmosa.”
Shpendi shtoi se kalimin në ekipin toskan e konsideron si një hap të madh në karrierën e tij, e është i paduruar që të luajë e të japë më të mirën për ekipin.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…