Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka pranuar një letër nga disa deputetë evropianë dhe amerikanë.
Në letër thuhet se kërkohet nga Brukseli dhe Washingtoni që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë.
“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë korrespondencën që Përfaqësuesi i Lartë (Borrell) merr nga bashkëbisedues të ndryshëm. Nëse akterët përkatës i shkruajnë atij, ai përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Ne nuk bëjmë korrespondencë përmes mediave”, deklaroi Stano për Radio Evropa e Lirë,përcjell Klankosova.tv
56 deputetë nga Evropa dhe ShBA-të kanë kërkuar në letër ekuilibër dhe proporcionalitet në ndërveprimin me Kosovën dhe Serbinë.
Por, Stano rikujton se politika e jashtme drejtohet njëzëri nga shtetet anëtare të BE-së.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Duke konfirmuar neutralitetin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Stano thekson se institucionet e Brukselit e vlerësojnë angazhimin e palëve në dialog “në bazë të meritave të tyre individuale dhe raporteve për shtetet anëtare”.
“BE-ja u ka dërguar kërkesa të dyja palëve për të zgjidhur tensionet aktuale dhe për të mundësuar vazhdimin e procesit të normalizimit. Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes nëse Serbia i përmbush kërkesat e saj dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mosrespektimit të këtyre kërkesave”, tha zëdhënësi i BE-së.
Në muaj qershor Brukseli vendosi masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave ndërkombëtare lidhur me de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.
Një muaj më vonë Kosova pranoi të ndërmarrë disa hapa në drejtim të shtensionimit, të cilat Brukseli i vlerësoi si “hap në drejtimin e duhur”.
Por, thuhet se masat do të hiqen vetëm kur të plotësohen të gjitha kërkesat.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…