KK I RMV-së HAP LLOGARI DHE LINJA TELEFONIKE PËR DONACIONE
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut janë gati për të shkuar që sot, por Ministria e Mbrojtjes do ta presë vendimin e seancës së sotme të Qeverisë, me cka do të përfundojnë të gjitha formalitetet dhe që nesër 100 ushtarë do të vehen në dispozicion të armatës së Sllovenisë për pastrimin e terrenit pas përmbytjeve katastrofike që kapluan këtë vend, ku humbën jetën 6 persona dhe qindra banorë mbetën pa kulm mbi kokë, njofton KlanM.
Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka shprehur keqardhje që në opinionin e vendit kanë nisur spekulimet dhe të plasohen të pavërteta rreth ndihmës që vendi duhet ta dërgojë në Slloveni.
“Nga momenti i parë kur ndodhi fatkeqësia në Slloveni dhe përmbytjet, kemi vënë kontaktet me kolegun tim, Kryeministrin, presidentin dhe ministrat dhe ofram mbështetjen tonë. Nga ana e tyre u përgjigjën se pas analizave do të tregojnë për cka kanë nevojë. Dje reaguam menjëherë” – tha Slavjanka Petrovska.
Kryqi i Kuq I Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, nga rezervat ndau 5.000 euro për Slloveninë dhe ofroi vullnetarë dhe ekipe për intervenime adekuate që varësisht nevojave menjëherë mund të vehen në funksion. Gjithashtu janë hapur edhe llogari dhe linja telefonike për donacione. /KlanMacedonia/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…