Categories: BOTA

Parullat politike kineze shfaqen në murin e artit në Londër

“Brick Lane” i Londrës, i mirënjohur për artin e tij të rrugës, është bërë një pikë diskutimi pasi një nga muret e saj u mbulua nga slogane që lartësonin ideologjinë e Partisë Komuniste Kineze.

Disa pamje të shpërndara gjerësisht në internet treguan se një grup njerëzish kishin lyer me spërkatje shkronjat e mëdha të kuqe kineze në një sfond të bardhë gjatë natës në fundjavë.
“Vlerat thelbësore socialiste”, janë disa nga sloganet më të zakonshme politike nën sundimin e Presidentit Xi Jinping.

Parullat e “Brick Lane” kanë ndezur debat në internet nëse ato konsiderohen si art i rrugës dhe si ndërveprojnë liria e shprehjes dhe propaganda politike.Fotot e murit nxitën menjëherë reagime të forta mes kinezëve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve argumentuan se ajo që ishte bërë në “Brick Lane” ishte liria e shprehjes dhe duhej mbrojtur. Disa thanë se ishin krenarë për këtë lloj “eksporti kulturor”./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago