Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival” kthehet në Sheshin Skëndërbeu në 13 gusht në ora 21:00, me perspektiva të ndryshme dhe novatore, të promovuara përmes muzikës, për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i cili njëkohësisht dhe merret me organizimin e këtij festivali, njoftoi se këtë vit në “Peace Festival” do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Ilmani, Tuna dhe Bardhi.
Qllimi i këtij festivali së bashku me Shkollën për Liderë të Rinj, që do të organizohet na 11 deri më 13 gusht, është që këto organizime të shndërrohen në një manifestim tradicional për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Forma e zgjedhur besohet se është një mundësi për të komunikuar mesazhin kryesor mbi vlerën e paqes, barazisë dhe demokracisë me pjesmarrësit e festivalit, impakti i të cilave është shumë më i madh tek të rinjtë, të cilët duhet të punojnë drejt kohezionit shoqëror në vendin tonë./indeks.mk/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…