Categories: RAJON

Doganat konfiskojnë fletobligacione në vlerë 92 milion dollarë

MBYLLEN NEGOCIATAT TEK PRESIDENTI MILATOVIC

Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri.

Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri.

Përfaqësuesit e minoriteteve boshnjaket dhe shqiptaret kanë marrë ne tiotal ne zgjedhjet e fundit parlamentare 10 mandate deputetesh Përfaqësuesi i koalicionit Aleanca Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka vlerësuar pas konsultimeve se kryeminister duhet të jetë Milojko Spajic, pasi subjekti i tij politik ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Për ne në koalicionin shqiptar është e rëndësishme që qeveria e re të punojë me plane afatgjata për zhvillimin e komunitetit shqiptar ashtu si edhe per të gjitha komunitetet e tjera në Mal të Zi. Ne kemi patur bisedime me Spajic, ku kemi kembengulur për decentralizimin e pushtetit lokal. Nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët për këtë, atëherë do të jemi pjesëmarrës në qeverinë e re te Malit të Zi” – tha Genci Nimanbegu – Aleanca Shqiptare.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka, ka deklaruar se për ta është e pranueshme që mandati per kryeminister t’i takojë kreut te Lëvizjes “Evropa tani” Miljoko Spajic.

”Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe konstruktive e afte për të zgjidhur problemet. E vetmja gjë në interesin tonë është që kjo qeveri t’i dëgjojë kërkesat e pakicave kombtare” – tha Mehmed Zenka – Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Pavaresisht mbeshtetjes nga shqiptaret e bioshnjaket Miljoko Spajic duket se do ta kete te veshtire te krijoje koalicionin e ri qeveritar pasi partite pro serbe po kerkojne postin e kryeparlamentarit i mbetur ende vakant.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago