Categories: BOTA

Sllovenia kërkon ndihmë nga BE dhe NATO

Sllovenia ka kërkuar ndihmë nga BE dhe NATO pas përmbytjeve fatale. Mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Qeveria sllovene i ka kërkuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së që t’i sigurojë 30 automjete speciale, pesë helikopterë ushtarakë dhe 200 ushtarë. Gjithashtu qeveria caktoi 10 milionë Euro ndihmë humanitare për popullsinë në zonat e prekura.

Kryetari i Prevaljes, në veri të Sllovenisë, tha se përmbytjet shkatërruan qytetin dhe përfaqësojnë një humbje të madhe dhe do të kushtojë një kohë të gjatë për t’u riparuar.

Kryetari i Komunës së Prevaljes, Matiç Tasiç: Pas dy ditësh pa gjumë dhe dy net, ne ende po luftojmë. Vullnetarë dhe individë po na mbështesin dhe po i përgjigjen lutjeve tona për ndihmë. Prevalje dhe qyteza të tëra janë nën ujë, u shkatërruan edhe urat që lidhin zonën industriale me një zonë tjetër industriale në dalje nga qyteti. Aktualisht jemi pa ujë të pijshëm, kemi vetëm një sasi të kufizuar dhe është e gjitha e kontaminuar.

Të gjithë në zonë janë mobilizuar për të pastruar baltën, rreth shtëpive dhe automjeteve.

“Përmbytja na shkatërroi gjithçka. Ne erdhëm për të ndihmuar, kemi shumë për të bërë dhe kjo është e gjitha. Kemi netë pa gjumë përpara. Vërtet keq”.

Në disa pjesë të Prevaljes rrugët, ndërtesat u përmbytën dhe urat u shembën. Bilanci i viktimave është rritur në katër për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.

Ndërkohë në Austrinë jugore, përmbytjet i morën jetën një tjetër personi në provincën jugore të Carinthia. Zyrtarët thanë se trupi u gjet nga ekipet e kërkim shpëtimit pasi rrjedhja e fuqishme e ujit e kishte marrë përpara.

Provincat jugore të Austrisë, Carinthia dhe Styria janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm, rrëshqitjet e baltës që nga e premtja e kaluar.

Ndërkaq në pjesën tjetër të Europës, Spanja, Sardenja dhe Greqia vijojnë të jenë nën alarm nga zjarret. Pamjet dramatike me dron të xhiruara në rajonin verilindor të Spanjës të Katalonjës tregojnë se zjarret e fuqishme kanë shkrumbuar 573 hektarë tokë.

Zjarri në qytetin bregdetar Portbou të Katalonjës la vendasit dhe turistët pa ujë, energji elektrike, internet dhe shërbim telefonik që ndodhet 18 km nga kufiri me Francën.

Në Sardenja flakët janë shtrirë drejt shtëpive dhe fermave. Në terren janë vendosur në dispozicion gjashtë ekipe, 30 zjarrfikës dhe 12 automjete Rreth gjashtëqind njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago