Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se ditën e sotme është realizuar edhe një premtim i dhënë nga zyrtarët e BDI-së në Qeveri. Grubi njofton se edhe një projekt është realizuar me sukses nga kuadrot dhe të përzgjedhurit e Ahmetit dhe integristëve në Qeveri, raporton indeks.mk
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se nga ky vit akademik, studentët e Universitetit të Tetovës do të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri.
Nëpërmes njoftimit, Grubi ka uruar dhe përgëzuar ministrin Shaqiri po edhe ministrant tjerë për punën dhe angazhimin e tij.
“Përgëzoj Jetonin dhe ministrat tanë paraprak të arsimit që bashkë me të gjithë ne në qeveri me këmbëngulje insistuam në përfundimin dhe pajisjen e Konviktit bashkë edhe me objektet tjera në kampusin universitar”, ka shkruar fillimisht Grubi, raporton indeks.mk.
Në shkrimin e tij, Grubi thotë se, ky ekip qeveritar është i përkushtuar që ti përmirëson të gjitha padrejtësitë dhe ti eliminon të gjitha pengesat.
“Të realizojë të gjitha premtimet, dëshpërimin ta kthen në besim e shpresë”, ka shkruar Grubi/indeks.mk.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…