Categories: MAQEDONI

Dibër / 200 koshere bletësh janë shkatërruar nga arinjtë

Qindra bletarë nga rajoni i Dibrës për shkak të ndryshimeve klimatike këtë vit janë përballur me të ardhura minimale nga familjet e bletëve, ndërsa disa prej tyre dëme shtesë u kanë shkaktuar edhe arinjtë.

“Prej disa muajsh në komunën e Dibrës dhe rajonin e gjerë, arinjtë kanë shkatërruar rreth 200 koshere bletësh. Pas lajmërimit nga bletarët, një komision i posaçëm po kryen mbikëqyrje, pas së cilës bletarët marrin masat adekuate ligjore, pasi ariu mbrohet me ligj”, thotë Arben Mulladauti, drejtues i Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së UjëraveSipas tij, për fat deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i sulmit nga ariu ndaj ndonjë personi.Bletarët thonë se arinjtë “vizitojnë” kosheret me bletë kryesisht gjatë natës, ndërsa gjatë rrugës dëmtojnë kulturat bujqësore, sidomos në fshatrat kufitare Spas, Bomovë, Konjarë, ku nuk ka banorë të përhershëm, ndërsa ata që jetojnë në Dibër i punojnë tokat bujqësore dhe kanë edhe bletë.

Për praninë e arinjve ankohen edhe banorët e fshatrave të tjera të rajonit dhe jo rrallëherë banorët e rajonit më të gjerë postojnë video dhe foto në Fejsbuk të ndonjë ariu në rrugën Dibër-Mavrovë, segmenti rrugor Dibër-Zhirovnicë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago