Categories: BOTA

Rritet në 30 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kinë

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30.

Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit. Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve.

Deri të shtunën, më shumë se 600 mijë banorë të Boadingut, i cili ka 11.5 milionë banorë, u evakuuan nga zonat e cilësuara si të rrezikuara nga vërshimet, njoftuan zyrtarët. Shirat e rrëmbyer që e goditën Kinën verilindore të shtunën, i dëmtuan provincat në kufi me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Alarmi i kuq mbetet në fuqi në Pekin, për shkak të “rreziqeve gjeologjike”, si rrëshqitjet e dheut që ndërlidhen me motin e lig. Operacionet e pastrimit po vazhdojnë, pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat e shkatërruan infrastrukturën dhe i vërshuan plotësisht shumë rrethina.

Kina është goditur fort nga moti ekstrem në muajt e fundit, nga valët e nxehtësisë që thyen rekordet e deri te vërshimet vdekjeprurëse. Ministria për Menaxhimin Emergjent e Kinës tha se 142 vdekjet apo zhdukjet e regjistruara në korrik, u shkaktuan si pasojë e vërshimeve apo fatkeqësive gjeologjike./REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago