Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Të marrim një vendim me të cilin të gjithë do të jemi krenarë sepse nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese

Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them, nuk po thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA, përcjellë Klan M.

Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët më të lartë të BE-së dhe nga vetë Bullgaria.

“Gjërat janë mjaft të qarta, nuk mund të ketë kushte të reja për ne. Mesazhet e komunitetit ndërkombëtar ishin gjithashtu të qarta se nuk do të kishte kërkesa të reja. Kancelari Olaf Scholz, gjatë takimit tonë të përbashkët, por edhe publikisht tregoi se Gjermania nuk ka dyshime se nuk mund të ketë kërkesa të reja jashtë Kornizës së vendosur negociuese. Më lejoni t’ju kujtoj se ishte thënë me vendosmëri në Deklaratën e Bundestagut gjerman. Se nuk ka pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se çështjet bilaterale nuk do ta përcaktojnë procesin e anëtarësimit të vendit në BE, është edhe mendimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borel. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Bullgaria në disa raste. Presidenti i Bullgarisë, Radev, zëvendëspresidenti Jotova, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, të gjithë ishin shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka kushte të reja, pritshmëritë janë që kushtet e dakorduara të përmbushen në kornizën e negociatave. “, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se nevojitet një konsensus social kombëtar për të arritur përfundimisht qëllimin strategjik që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago