Categories: MAQEDONI

Ndryshimet Kushtetuese/ Selmani: Vendimi i BDI për dorëheqje i papritur për VMRO-në, Mickoski në sprovë!

Të gjitha kushtet e parashtruara nga VMRO DPMNE për të votuar ndryshimet kushtetuese janë plotësuar, pas dorëzimit të dorëheqjeve të Ministrave dhe funksionerëve të BDI -së, vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani.

Sipas tij, VMRO DPMNE tani është vënë në sprovë, sepse nuk ka pritur një vendim të tillë nga BDI-ja, e cila sakrifikoi sovranin e votuesve shqiptar dhe interesin e saj partiak duke plotësuar kushtin e fundit që parashtroi VMRO DPMNE.

Sipas Selmanit, VMRO DPMNE në kontinuitet përdor retorikën nacionaliste, ndërsa për mbrotjen e intersave shtetërore janë viktimizuar shqiptarët.

“Tani aktualisht VMRO DPMNE është në një sprovë për arsye se ajo nuk besonte se mund të ndodh një veprim i tillë nga Ministrat e dorëhequr të BDI së. Pjesa tjetër poashtu është karakteristike se për të gjitha këto përplasje dhe rrethana nuk kanë komoditet partitë politike të cilat duan të viktimizojnë këtë pritje të gjatë të qytetarëve dhe nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese viktimizimi dhe vujatjet e qytetarëve jo vetëm që do të rriten por sakrifikojnë edhe këtë kohë të kaluar” – u shpreh analistik politik, Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit VMRO DPMNE edhe përskaj kushtëzimit që i bëri BDI-së, ajo nuk ka tendencë BDI-në, por duke përdor retorikën nacionalsite ajo përfiton çdoherë në nivel shtetëror.

“Ajo nuk e ka tendencë BDI në por janë rrymat proruse të cilat i neglizhojnë të gjitha rrethanat dhe sakrifikojnë atë që është në interes nacional dhe shtetëror, sepse e vetma zgjidhje e çështjes së Maqedonisë së Veriut dhe dalja nga kjo krizë ekonomike, e korruptive apo krimit të organizuar do të ishte një shpëtim për ne por edhe shtetin që duhet të hudhet në binarët kryesor dhe të vihet në funksion shteti i së drejtës dhe të drejta unversale të njeriut që aktulaisht janë të kërcënuara në aspektin ekonomik” – deklaroi analisti politik, Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit VMRO duhet të jep përkrahje për ndryshimet kushtetuese , sepse në të kundërtën ata do të tregojnë se janë të papërgjegjshsëm para popullit dhe të ardhmes së RMV- së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago