Categories: SPORT

Bernardo Silva, objektivi kryesor i Barcelonës

Bernardo Silva mesfushori i Manchester Cityt, është objektivi i madh i Barcelonës, pas largimit të Ousmane Dembeles drejt Paris Saint-Germainit.

Trajneri Xavi Hernandez e ka kërkuar në veçanti Silvan, pasi mendon se është lojtari i vetëm që mund ta zëvendësojë francezin.

Për këtë, klubi i Barcelonës është duke punuar për një strategji për të ndërmarrë një transferim të komplikuar.

Duke pasur parasysh largimin e Ousmane Dembeles në Paris Saint-Germain, klubi i Barçës e ka të qartë se objektivi numër një Silva dhe ata po kërkojnë formulën e duhur për ta bindur Cityn që ta lërë futbollistin portugez, raporton Mundodeportivo, transmeton Klankosova.tv.

Silva është i hapur për një kalim në Barcelonë, por mungon deri tani marrëveshja mes dy klubeve.

Në planin formal, synimi i Barçës është t’i propozojë Cityt një operacion të bazuar në huazim për një sezon, 2023-2024, por që lidhet me blerjen e detyrueshme të mesfushorit portugez më 1 korrik 2024.

D.m.th., tashmë në sezonin e ardhshëm në mënyrë që të mos ndikojë në atë aktual, por kjo i garanton Cityt se do të marrë një shumë të mirë për një lojtar që tani ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij.

Barça është e bindur se, me presionin e ushtruar nga Bernardo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes , dhe duke pasur parasysh se Pep Guardiola u angazhua ndaj tij vitin e kaluar për ta lënë të largohej nëse ai kërkonte dhe siguronte një shumë të mirë për ta shitur, operacioni mund të të kryhet me sukses.

Një tjetër skenar që mendon klubi është që, nëse City refuzon këtë formulë huazimi në sezonin e parë, ata duhet të bëjnë një blerje direkte në sezonin aktual.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago