Categories: MAQEDONI

Ziberi: Vendimi i Ali Ahmetit për të hequr dorë nga “kryeministri shqiptar” për BE-në, është i drejtë

Kandidati për kryeministër shqiptar, me të cilin BDI garoi në zgjedhjet e kaluara, Naser Zyberi, mbështet vendimin e liderit të kësaj partie Ali Ahmetit, për të hequr dorë nga marrëveshja për kryeministrin e parë shqiptar në RMV në tre muajt e fundit të Qeverisë LSDM-BDI, nëse VMRO-DPMNE-ja pranon të votojë për ndryshimet kushteutese.

Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se Ahmeti po flijon premtimin për “kryeministrin shqiptarë” për një interes më të madh shtetëror dhe kombëtar, siç është çelja e rrugës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Unë supozoj që kryetari i BDI-së e ka menduar mirë këtë cështje dhe se interesi më i madh i shqiptarëve dhe shoqërisë në përgjithësi është fillimi i negociatave për ndryshimet kushtetuese si kusht pa të cilin nuk mund të fillojnë negociatat me BE-në. Krejt kjo është në funksion të asaj që të bindet partia më e madhe VMRO-DPMNE për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese. Kjo është si rezultat i atij takimi Kovaçevski-Mickoski, ku VMRO-ja ndër të tjera kërkoi edhe Qeveri pa BDI-në. Supozoj që Ahmeti dëshiron në një mënyrë t’ia hedh topin kryetarit të VMRO-së dhe ta len pa argumente se pse edhe më tej refuzon që të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Sa i përket pyetjet, a ndjehem i manipuluar. Edhe unë po të isha kryetar i BDI-së, në situatë kur vihen në rrafsh dy interesa, do të zgjidhja interesin më madhor, atë të përgjithshëm, jo të ngushtë partiak. Ai bën një flijim të një interesi, pra heq dorë nga një interes partiak për një interes të përgjithshëm, shtetëror, kombëtar, etj. Në këtë drejtim jam totalisht i të njejtit mendim”, tha mes tjerash, Naser Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM.https://www.youtube.com/watch?v=8DcW9hCWrnA

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago