Categories: RAJON

Ismail Kadare: Shekspiri më errësoi çdo letërsi tjetër

Mua më ka pëlqyer letërsia dramatike, për arsye që një lexuesi, një kritiku, një studiuesi, një akademiku, mund t’i duken mjaft banale. Është njëlloj si të habitesh pse fëmijëve u pëlqejnë tmerret, ndonjëherë. Fëmija, sa është natyrë e padjallëzuar, e pastër, aq më shumë do të shikojë tmerre, gjëra të frikshme, të kundërta. Edhe mua, kur isha fëmijë, më tërhiqnin shumë fantazmat, pak a shumë edhe shtëpia ku banoja ishte e tillë, në Gjirokastër, që ma nxiste këtë përfytyrim.

Ma nxiste këtë përfytyrimin e frikshëm dhe po këtë çudi ma nxiti edhe një shkrimtar, të cilin, unë nuk e kuptoja çfarë ishte. Ai quhej Shekspir, nga Anglia, i përkthyer dhe u mahnita që libri titullohej “Makbeth”. Sigurisht, e shfletova në fillim, pastaj e shfletova edhe një herë me kujdes, e lexova një më një, nuk e kuptova thelbin e tij, s’mund ta kuptoja se ishte vepër shumë e thellë.

Por, ama, u kënaqa shumë që atje kishte magjistrica, fantazma që uleshin në tryezë, që vinin e iknin. Më pëlqente çdo gjë e këtij libri dhe m’i errësoi të gjithë librat e tjerë. Shekspiri më errësoi çdo letërsi tjetër, edhe atë greke. Shekspiri ishte kaq i ashpër dhe dramatik, impresionant. Homeri më pëlqente, por, normalisht, ashtu si edhe të tjerëve. Kjo ishte diçka e mirë se më mbajti në ekuilibër, që të mos degradonte fantazia ime vetëm për tmerre. Për çudi, ai që më ekuilibroi vërtet, ishte Servantesi, me “Don Kishotin”. Nëse në veprën time ndihet humori, këtë e kam nga “Don Kishoti”. (Nga një intervistë në shtypin koreano-jugor)/Hejza

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago