Categories: MAQEDONI

Tuneli afër kufirit në Bllacë, Grubi: Asfaltimi i njërës korsi përfundon të hënën

“Rekonstruimi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit. Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar”, kështu ka shkruar fillimisht, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në “Facebook”.

Duke shprehur keqardhje, zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka thënë se për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave, njofton indeks.mk.

“Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndërmarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikqyrësin. Asfaltimi i njërës korsi të tunelit përfundon ditën e hënë. Më pas, po shohim mundësinë që nga dita e martë, të ndërpriten punimet në korsinë tjetër për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave. Punimet në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet”, ka shkruar Grubi.836880487801471

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago