Deri të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperaturë mbi mesatare dhe mesatare, ndërsa të shtunën me erë të fortë jugore. Nën ndikimin e një fronti atmosferik të shtunën pasdite dhe në orët e natës moti do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Siç paralajmërojnë nga DPHM, në vende të caktuara do të ketë mot të keq me reshje intensive shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 për 6 orë), erë e fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshërit.
Nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, kohë pas kohe të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Nga DPHM rekomandojnë që në rast të shkarkimeve elektrike qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…