Categories: BOTA

Përfitimet e notit në det, efektet pozitive në shëndet

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi.

Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati.

Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetësore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.

Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën.

Sistemi imunitar

Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë duke promovuar shëndet të mirë.

Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi. Aroma e detit me një rrymë jonesh të ngarkuara negativisht dhe molekula që ngjiten në mushkëri, e bëjnë sistemin imunitar më të fortë.

Për më tepër, ekspertët janë të mendimit se noti në ujëra të kripur çel poret e lëkurës dhe lejon përthithjen e mineraleve të detit dhe largon toksinat që shkaktojnë sëmundje nga trupi.

Qarkullimi i gjakut

Noti në ujë të kripur lehtëson qarkullimin e gjakut. Sistemi qarkullues që përbëhet nga zemra, kapilarët, arteriet dhe venat e transferon gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në trup dhe më pas e kthen atë në zemër sërish.

Në faqen e internetit Thalasso Experience shpjegohet se thalasoterapia që e përmendëm më lart, ka si qëllim të rrisë qarkullimin e gjakut.

Noti ose qëndrimi në ujë të kripur përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rikthen mineralet thelbësore të shpërbëra nga stresi, kequshqyerja, helmet mjedisore e të tjerë.

Mirëqenia

Uji i detit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien. Noti në det aktivizon mekanizmat shërues të trupit dhe përshpejton shërimin nga probleme si azma, bronshiti, inflamacionet, dhimbje të ndryshme etj.

Uji i detit është i pasur me magnez dhe mundet të qetësojë muskujt, pakësojë stresin dhe nxisë gjumin. Magnezi ndihmon në zbutjen e nervave dhe irritimit dhe nxit një ndjesi qetësie të nevojshme.

Magnezi ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e paraqitjes së lëkurës tuaj. Një studim i publikuar në Shkurt të 2005 në “International Journal of Dermatology,” thotë se të bërit banjë me solucione kripore të pasura me magnez nga Deti i Vdekur përmirëson lagështinë e lëkurës.

Njerëzit që kishin lëkurë të thatë dhe që morën pjesë në studim e futën njërin parakrah në një enë me solucion që përmbante 5% kripë nga Deti i Vdekur dhe tjetrin në ujë të zakonshëm.

Shkencëtarët zbuluan se solucioni me kripë përmirëson hidratimin e lëkurës dhe pakëson simptomat e inflamacionit në lëkurë siç janë skuqja dhe ashpërsia e saj. Përmirësimet në lëkurë iu atribuan përmbajtjes së lartë të magnezit në kripën që vinte nga Deti i Vdekur. /TCH

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago