Categories: MAQEDONI

Grubi: BDI-ja ishte dhe do të mbetet partia më e madhe, gjithmonë kemi fituar dhe do të fitojmë

Duke folur për zgjedhjet parlamentare që sipas rregullores pritet të zhvillohen në korrik të vitit 2024 dhe sondazheve të fundit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim për A2CNN, ka thënë se sondazhet e fundit të organizatave amerikane, IRI dhe NDI e kanë nxjerrë BDI-në si parti e parë dhe me rritje të mbështetjes në elektorat.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, BDI-ja ka qenë dhe vazhdon të mbetet partia me mbështetjen më të madhe në elektoratin shqiptarë, njofton indeks.mk

Ai përmend edhe shifra.

“Sondazhet e fundit nga IRI dhe NDI, thonë se BDI-ja përfaqëson më shumë se 50% të elektoratit shqiptar, po flasim nëse shqiptarët i kanë 250 mijë vota, që dalin që janë aktive në RMV, nga atom bi 125 mijë i takojnë BDI-së. Jemi fitues absolut i të gjitha zgjedhjeve në 20 vitet e fundit dhe e njëjta gjë parashikohet edhe për zgjedhjet e ardhëshme. Vetbesimi rrjedh nga fakti se i kemi realizuar të gjitha çështjet programore, qoftë rroga mesatare, rroga minimale, rritja e pensioneve, qoftë ndërtimi i shkollave, çerdheve, spitaleve”, deklaroi mes tjerash Grubi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago