Categories: RAJON

EULEX pret që prezenca e policëve në komunat veriore të ulet edhe për 25%

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mirëpritur lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind.

Ai në një intervistë për Euronews Serbia tha se presin që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera.

Sipas numrit një të këtij misioni në Kosovë, ky do të ishte një hap nga Marrëveshja e Bratisllavës, e cila përfshin hapa të ndryshëm për de-përshkallëzimin në veri.

“Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por ne mund të konsiderojmë se procesi ka filluar”, shtoi ai.

I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:

“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas dorëheqjeve të policëve serbë në fund të majit 2023”.

Megjithatë, ai thotë se EULEX-i nuk është në gjendje të marrë kontrollin e situatës së sigurisë nëse ka nevojë për të, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi këtu për të ruajtur sundimin e ligjit në Kosovë dhe institucionet e saj për të arritur punë më efikase dhe aktivitete më të mira, me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut. Detyra jonë nuk është t’i zëvendësojmë ato institucione. EULEX-i mund të veprojë vetëm në përputhje me mandatin e saj. si aktor i rendit të dytë të sigurisë në një kërkesë specifike të agjentit të sigurimit të nivelit të parë, që është Policia e Kosovës kur bëhet fjalë për fushën e ruajtjes së rendit publik”.

“Ne ende nuk kemi marrë një kërkesë të tillë dhe, sido që të jetë, kryerja e detyrave të zakonshme policore nuk është pjesë e mandatit të EULEX-it”.

Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën./Klankosova.tv/.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago