Categories: RAJON

KURTI: QEVERIA KA RRITUR BUXHETIN PËR ARSIM PËR 26%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë nga Instituti veror “Teach for Kosova”, në hapësirat e Universitetit Amerikan në Kosovë, RIT Kosovo. Teksa falënderoi për mundësinë e këtij bashkëbisedimi, kryeministri riktheu në kujtesë e me nostalgji kohën kur ka qenë student dhe është marrë me studime aktive. “Nostalgjia për studime bën që të mos e braktisësh asnjëherë të qenurit student”, tha ai.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti ndau me studentët e pranishëm detaje dhe ndodhi nga angazhimi dhe udhëtimi i tij politik, duke filluar nga aktivizmi studentor.

“Sot si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai tha se vëren vazhdimisht se sa herë që flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë, së herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin, duke theksuar kështu rëndësinë e lidhjes së tregut të punës me arsimimin profesional përmes arsimit dual”, thuhet në njoftim.

Sipas tij arsimi dual sipas modeleve të vendeve gjermano-folëse, në Kosovë ka nisur pilotimin në vitin 2022-2023 në katër shkolla profesionale, në tre komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, kamerier dhe murator.

“Ndërkaq tani, për shkak të interesimit të vet komunave dhe shkollave, viti shkollor 2023-2024, do të na gjej me 21 shkolla profesionale në 13 komuna ku do të ofrohen edhe tetë profile shtesë, përfshirë atë si rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, dhe estetit”, tha Kurti.

Kryeministri fokus i dha edhe qeverisjes dyvjeçare.

Ai veçoi se gjatë kësaj periudhe Qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 26%, teksa arsimin e lartë publik​ e ka bërë falas, ndërkaq vëmendje të veçantë i ka dhënë vajzave në fushat STEM duke i ofruar mbështetje të madh përmes bursave.

“Para studentëve, ai ka folur për angazhimet e shumta të qeverisë me theks të veçantë për platformën e punësimit për të rinjtë e moshës 18-25, Superpuna, e cila që prej lansimit të saj ka rezultuar mjaft e suksesshme me mbi 5 mijë marrëdhënie pune të ndërmjetësuara”, thuhet tutje në njoftim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago