Categories: SPORT

Parisi bëhet gati të presë 13 milionë njerëz verën e ardhshme

Përpara Kullës Eifel është vendosur një orë, që numëron mbrapsht deri tek çelja e Lojërave Olimpike Verore të Parisit.

Unazat olimpike janë vendosur tashmë para bashkisë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të fillojnë pas një viti në kryeqytetin francez dhe përgatitjet janë duke ecur mirë.

Organizatorët kryen kohët e fundit një provë teknike për ceremoninë e hapjes në lumin e Senës. Tridhjetë e nëntë varka, të cilat do të transportojnë atletët vitin e ardhshëm, morën pjesë në provat teknike.

Ishte misioni i parë i madh logjistik për të lundruar në pjesën prej gjashtë kilometrash të lumit dhe për të zgjidhur problemet që mund të dalin, raporton Zëri i Amerikës. Të paktën 600,000 njerëz pritet të shikojnë ceremoninë nga brigjet e lumit.“Mësuam se teknikisht është e realizueshme. Kontrolluam shpejtësinë dhe distancat mes varkave, për t’u siguruar që televizori të jetë në gjendje të transmetojë në kushte shumë të mira ceremonitë e hapjes. Kemi ende për të bërë prova të tjera, për skenarë të ndryshëm, nëse do të ketë ndonjë problem me varkat, apo ndonjë gjë tjetër e paparashikuar në ditën e ceremonisë së hapjes”, thotë Tony Estanguet, shefi i Lojrave Olimpike të Parisit 2024.

Shefi i Policisë së Parisit, Laurent Nunez, thotë se ngjarja do të jetë e sigurt.

“Ne do të kemi një sistem të jashtëzakonshëm sigurie me një numër të madh forcash. Do të mobilizohen dhjetëra mijëra forca për të siguruar ceremoninë në lumë dhe veçanërisht përgjatë brigjeve. Do të ketë një perimetër mbrojtjeje. Vetëm ata që kanë lidhje me ceremoninë do të pranohen. Të gjithë do të kontrollohen”.

Sipas një raporti të Asamblesë Kombëtare Franceze, më shumë se 13 milionë njerëz pritet të shkojnë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Organizatorët po sigurohen që infrastruktura e qytetit të jetë në gjendje të përballojë një rritje të tillë të vizitorëve. Hotelet, restorantet dhe dyqanet në kryeqytetin francez pritet të përfitojnë ekonomikisht nga ngjarja. Sipas Qendrës Franceze të Drejtësisë dhe Ekonomisë Sportive turizmi i lidhur me Lojërat Olimpike mund të sjellë nga 1.6 deri 3.9 miliardë dollarë.

Kapaciteti i transportit publik do të rritet me 15%, dhe një linjë metroje do të zgjatet deri në aeroportin Orly. Për transportin në aeroport pritet të ketë edhe taksi fluturuese.Kompania gjermane Volocity bashkëpunoi me autoritetet franceze për të vënë në dispozicion Volokopterin e saj në pesë linja, duke përfshirë një mes aeroportit Charles de Gaulle dhe fshatit Olimpik.

Muajin e kaluar, policia franceze kontrolloi selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike në Paris, si pjesë e hetimeve për korrupsion në kontratat e lidhura me Lojërat. Është hera e tretë radhazi që akuzat për ryshfet vazhdojnë në Lojërat Olimpike Verore. Lojërat Olimpike Verore të Parisit do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht të vitit 2024.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago