Categories: SPORT

Ofertë finale, sot pritet të vendoset për transferimin e Harry Kane te Bayern Munich

Harry Kane pritet të transferohet te Bayern Munich edhe pse duhet pritur deri te zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sulmuesi anglez ka kohë që i ka thënë po ofertës së Bayernit dhe tanimë ka një marrëveshje totale për kontratën mes lojtarit dhe klubit gjerman.

Megjithatë Bayerni ka hasur në vështirësi për të bindur Tottenhamin për transferimin e anglezit në ‘Allianz Arena’.

Në fakt Spurs kanë refuzuar dy oferta të bavarezëve 70 dhe 80 milionë euro, derisa sot pritet takimi finale mes palëve.

Bayern ka ngritur ofertën në 87 milionë euro për Harry Kanen, shumë që besohet se do të pranohet nga Tottenham përkundër se skuadra angleze pretendonte të fitonte rreth 100 milionë euro nga largimi i kapitenit të saj. Mediat në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se sot më 31 korrik është dita vendimtare kur Kane pritet të marrë dritën e gjelbër nga Spurs për t’iu bashkuar bavarezëve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago