Dy turistë nga Hong-Kongu kishin humbur në kanjonin e Matkës në rajonin e manastirit “Shën Nikolla Shishevski” pas çka janë gjetur nga ekipi nga stacioni i policisë Saraj përmes Numrit të vetëm për raste urgjente 112.
Thirrja për ndihmë është pranuar dje në orën 18:10 përmes një celulari pa kartelë. Në gjuhën angleze ata e kanë informuar të punësuarin nga numri i vetëm për raste urgjente se janë humbur dhe se kanë sasi minimale të ushqimit dhe ujit.
“Operatori kujdestar i numrit të vetëm për raste urgjente 112 në QMK, një kohë më të gjatë ka qenë në komunikim me ta dhe i ka koordinuar të gjejnë diçka të dalluar në rrethinën e tyre. Pas gjetjes së shenjës në rrugë për në manastirin “Shën Nikolla Shishevski” operatori kujdestar nga 112 në QMK u ka cekur të qëndrojnë afër shenjës në rrugë. Më pas menjëherë është koordinuar me MPB-në për gjetjen dhe tërheqjen e tyre të sigurt”, kumtoi QMK.Turistët janë gjetur mbrëmë në orën 20:15.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…