Në emisionin “Click Plus” Arjanit Hoxha vazhdoi me kritikat ndaj Izet Mexhitit, për të cilin tha se për 18 vjet ka menaxhuar me Shkupin e vjetër dhe se është absurde që të kërkohet reforma me të në BDI.
“Personi i cili për 20 vjet ka qenë udhëheqës i politikave kryesore të BDI-së, ka menaxhuar 18 vjet dhe vazhdon të menaxhojë me Shkupin e vjetër dhe politikbërjen në Shkup. Është absurde të dalim e t’u themi shqiptarëve se, po, ne do ta reformojmë BDI-në duke sjellur Izet Mexhitin në pozicion. Nëse kjo është reformë, unë nuk i besoj kësaj reforme, nëse kjo është rotacion politik, unë nuk i besoj”, tha mes tjerash Hoxha i cili shtoi:
“Paramendoni fotografinë e këtij blloku opozitar, ku në rreshtin e parë do të jenë të rradhitur Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Zeqirija Ibrahimi, Bekim Sali e Kastriot Rexhepi. Të gjithë aktorë politik prej 2017 e këndej që kanë kundërshtuar njëri-tjetrin deri në akuza për burgosje, dhe çfarë do t’u thonë këta qytetarëve në Shkup, në Çair, se kush e prishi Çairin, se kush lejoi ndërtime pa leje në Çair?”, shtoi Hoxha.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…