Categories: MAQEDONI

Grubi-Kovaçevskit: Unë dhe kolegët e ekzekutivit nga BDI, japim dorëheqje nëse opozita voton ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, letrën e dorëheqjes së tij dhe kolegëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim, me qëllimin e vetëm që Maqedonia e Veriut të rrugëtoj drejt BE-së dhe opozita maqedonase të votoj për ndryshimet kushtetuese.

Grubi shkruan se dorëheqja do të bëhet e vlefshme nga momenti kur opozita voton për ndryshimet kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovaçevski,
duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane,
duke patur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit,
duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh,
duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do ti votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria,
duke qenë të zgjedhur legjitim nga vullneti i votuesit shqiptarë,
duke qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrën e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane,
duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim, lideri jonë Ali Ahmeti dhe të gjithë ne, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare,
Unë, bashkë me të gjithë kolegët e ekzekutivit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar!
Dorëheqjet, z. Kryeministër, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago