Categories: BOTA

Shpërthime në dy qytete në Rusi

Qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime. Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”.

Më vonë, ai shpjegoi se nga shpërthimi u dëmtuan muret dhe kulmi i një muzeu arti në këtë qytet, duke shtuar se 15 persona kanë kërkuar ndihmë, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.

Ekipet e shpëtimit ndodhën në vendin e ngjarjes, tha Golubev.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka rrëzuar një raketë tjetër ukrainase në rajonin Azov. Mediat ruse raportuan se një shpërthim i madh e goditi një rafineri nafte në qytetin Samara në Lumin Volga.

Sipas një përfaqësuesi lokal, shpërthimi ndodhi në rafinerinë e naftës Kuibisev, e cila është njëra ndër rafineritë më të mëdha në rajon. Ai shtoi se nga ky shpërthim nuk kishte të lënduar apo të vdekur.

Një hetim preliminar gjeti se shpërthimi ka mundur të vinte nga vendosja e një mjeti shpërthyes brenda objektit. Për dallim nga Taganrog, Samara ndodhet thellë brenda territorit të Rusisë.

Ky qytet ndodhet rreth 850 kilometra në lindje të Moskës, që nënkupton se është rreth 1.300 kilometra larg kufirit më të afërt me Ukrainën./REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago