Categories: RAJON

Ramiz Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk mund të mbyllet Klan Kosova.

Më alarmant është importi vjetor i mallrave me vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia, ikja e të rinjve, mungesa e perspektivës, raportet me Amerikën, sanksionet dhe humbja e 500 milionëve, imazhi i Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Nuk dua të besoj se loja me opinionin bëhet për ta mbuluar një skandal me një skandal më të madh. Pse gjithë ky yrysh kundër mediave?

Klan Kosova si medium, luajti rrol të madh në emancipimin e qytetarëve, ishte medium i cili printe me lajmet e para kushtuar problemeve të njerëzve të zakonshëm, qytetarëve dhe sfidave të tyre.

Është e sigurt se Klan Kosova nuk mund të mbyllet. Mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për të vazhduar punën, por, pyetja themelore është në cilën llogari po shkon mesazhi që del nga kjo tollovi e cila Kosovën e shpall shtet autoritar e jodemokratik.

Imazhi se Kosova barazohet me shtetet diktatoriale është i dëmshëm. Kosova ka Kushtetutë e ligje që mbrojnë fjalën e lirë dhe mund të korrigjohen gabimet administrative pa masa brutale.

Më alarmant është importi vjetor i mallrave me vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia, ikja e të rinjve, mungesa e perspektivës, raportet me Amerikën, sanksionet dhe humbja e 500 milionëve, imazhi i Republikës së Kosovës…

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago