Categories: MAQEDONI

LSDM: Vetëm për Mickoskin agjenda e Maqedonisë dhe ajo Evropiane janë të ndryshme

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në dhe liderin e saj Mickoskin se kanë plan tjetër për Maqedoninë e Veriut dhe jo integrimin në BE, përcjellë Klan M.

”Agjenda maqedonase është evropiane dhe agjenda evropiane është edhe agjenda maqedonase dhe i vetmi që i vë në konflikt është Hristijan Mickoski.

Për herë të parë pas 32 vitesh pavarësi, kur qytetarët vendosën që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, një politikan thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë, që do të thotë se ai ka disa plane tjera për integrimin e vendit.

Mickoski të thotë se cili është plani i tij, të thotë qëndrimin e tij dhe të thotë alternativën, sepse nuk ka dallim mes agjendës evropiane dhe asaj maqedonase për integrime euroatlantike.

Vazhdimi i rrugës evropiane të shtetit kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese, të harmonizuara ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të pranuara nga kuvendi maqedonas i politikanëve të partive të ndryshme politike.

Amendamentet e propozuara kushtetuese nuk ndërhyjnë në asnjë çështje të identitetit, është një amendament teknik i Kushtetutës, me të cilin përveç pjesëve ekzistuese të kombeve që janë përfshirë në Preambulë, shtohen edhe pjesë të kombeve të tjera që deri më tani ishin jo pjesë e Preambulës, por u renditën nën të tjera.

Kjo praktikisht i mohon të gjitha ato të pavërteta, gënjeshtra, histeri që DPMNE ngriti gjatë vitit të kaluar lidhur me faktin se në Maqedoni do të ndodhë bullgarizimi dhe asimilimi” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago