Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) nuk do të lejojë praninë e tifozëve të Shkupit në Sofje për ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Pas incidenteve të djeshme para ndeshjes mes dy skuadrave në Shkup, UEFA vendosi për mospjesëmarrjen e tifozëve të skuadrës maqedonase në Sofje për të parandaluar incidente të reja që mund të kenë pasoja shumë më të rënda.
Siç dihet pardje në Shkup fillimisht është goditur me thikë në karrige një tifoz i Levskit, e më pas tifozët bullgarë kanë shkaktuar incidente në tribunat e arenës “Todor Proeski”, me çka janë arrestuar 19 tifozë të Levskit dhe dy tifozë të Shkupit. .
Tifozët e Levskit që u arrestuan pasditen e djeshme janë liruar. Tifozët nga Sofja që qëndruan në Shkup mblodhën paratë e nevojshme për të paguar gjobën për tifozët e arrestuar (200 deri në 300 euro për person), pas së cilës huliganët bullgarë u liruan dhe u kthyen në vendin e tyre.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…