Categories: RAJON

Zjarret e Greqisë rrezikojnë depot e municioneve

Një depo municioni pranë qytetit Volos shpërtheu të enjten, ushtria u detyrua të largojë edhe avionët F16

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike pasi zjarret kanë përfshirë të gjithë vendin. Thirrja e tij pasi të enjten shpërtheu depo e municionit pranë qytetit Volos.

Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve eksplozive të zonës përreth depove të municioneve ushtarake është prioriteti kryesor i Forcave të Armatosura. Për shpërthimin e djeshëm mediat greke shkruajnë se depoja që shpërtheu ndodhej në një distancë prej rreth 6 km nga objektet e bazës ajrore. Aty ndodheshin kryesisht material eksplozive.

Videot në rrjetet sociale treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin në qiell, ndërsa helikopterët mblodhën ujë për të shuar flakët dhe vendasit evakuuan zonën.

“Na evakuuan nga fshati për shkak të shpërthimeve. Frika në vend është e madhe pasi municionet shpërthejnë”, tha një banor.

“Zjarret po rindizen vazhdimisht. Ajo që kemi frikë është se shpërthimet mund të bëhen të vazhdueshme. Fshati po evakuohet”, shtoi një tjetër.

Vala goditëse e shkaktuar nga shpërthimi ka sjellë si pasojë thyerjen e xhamave të shtëpive dhe bizneseve. Ndërkaq pas stuhive Kroacia është përfshirë nga zjarret. Flakët kanë goditur ishullin Ciovo, në bregdetin e Adriatikut ndërsa qindra zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qarkut Split-Dalmaci tha se autoritetet e medias lokale dërguan 150 zjarrfikës, 30 automjete dhe 6 avionë zjarrfikës. Katërqind hektarë tokë janë djegur. Zjarri është përhapur shpejt për shkak të erërave të forta, por nën kontroll dhe se nuk kishte shkaktuar dëme në ndërtesa.

Ndërkaq Siçilia mbetet pika qendrore e emergjencës, me zjarret që vazhdojnë të digjen pranë kryeqendrës, Palermos. Mes një vale të nxehtit në hemisferën veriore, analistët kanë deklaruar se muaji korrik duket se është në rrugën e duhur për të qenë korriku më i nxehtë dhe muaji më i nxehtë në histori.

Temperatura mesatare globale e këtij muaji parashikohet të jetë të paktën 0.2C më e lartë se korriku 2019, dikur më e nxehta në rekordin e vëzhgimit 174-vjeçar, sipas të dhënave të Bashkimit Evropian.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve botërorë, veçanërisht atyre të vendeve të pasura, të bëjnë më shumë për të pakësuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme dhe është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar, ka ardhur epoka e vlimit global. Shumë banka, investitorë dhe aktorë të tjerë financiarë vazhdojnë të shpërblejnë ndotësit dhe të nxisin shkatërrimin e planetit. Ne kemi nevojë për objektiva të reja kombëtare ambicioze për reduktimin e emetimeve nga anëtarët e G20 dhe ne kemi nevojë që të gjitha vendet të ndërmarrin veprime”.

Korriku i vitit 2023 vlerësohet të jetë afërsisht 1.5 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago