Categories: SPORT

“Ronaldo shkoi në Arabinë Saudite për para, jo për pasion”

Sulmuesi i njohur, Odion Ighalo ka thënë se Kristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite thjesht për arsye monetare në vend të pasionit për lojën. Ighalo ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite sezonin e kaluar, duke luajtur për Al-Hilal, edhe pse u lirua në fund të sezonit.

Ai tani pretendon se u transferua në Arabi thjesht për një pagë dhe këmbëngul se Ronaldo po bën të njëjtën gjë, pasi iu bashkua Al-Nassr, së bashku me Karim Benzeman te Al-Ittihad.

“Kur je i ri, po, luan për pasion. Atëherë nuk të interesojnë paratë. Por në moshën time, unë jam në fazën e fundit të karrierës. Nuk e di nëse do të jetë një, dy vjet apo kur do të thotë Zoti të ndalem”, ka thënë fillimisht 34-vjeçari për OmaSportsTV.

“E di që nuk do të kalojnë më shumë se tre vjet. Kam luajtur për pasion gjithë jetën time, tani është për para. Unë nuk jam nga ata lojtarë që vijnë dhe thonë: “Unë luaj për pasionin”. Janë paratë. Në fund të fundit, janë paratë.

A po luan Ronaldo ende nga pasioni?

Ronaldo ka fituar 100 herë më shumë se unë në gjithë jetën time dhe megjithatë ai shkoi në Arabinë Saudite.

A e bëri këtë nga pasioni?

Është për para, vëlla”, përfundoi Ighalo.

Një grup lojtarësh janë transferuar në Arabinë Saudite këtë verë, me i fundit është Xhordan Henderson. Të tillë si Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves dhe Roberto Firminjo janë transferuar gjithashtu në këtë vend në këtë afat kalimtar transferimi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago