Categories: RAJON

“Era shtet”: Diaspora me përkrahje të madhe për blerjen e dronave “Bayraktar” nga qeveria Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para gati dy javëve ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, por nuk ka treguar për numrin e tyre.

Me blerjen e dronëve, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt.

Ai të dielën ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Blerja e dronëve Bayraktar nga Kosova është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.

Serbia e pati paralajmëruar Turqinë se nëse i shet Kosovës dronët Bayraktar do të ndikonte në marrëdhëniet mes të dy shteteve.

Blerja e këtyre dronëve është mirëpritur nga mbarë opinioni në Kosovë, por me gezim edhe më të madh nga diaspora.

“Kësaj i thonë era shtet”, ka deklaruar një mergimtar për Lideri.mk, i intervistuar të enjten në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, sapo kishte arritur nga Zbicra.

“Tash po bindemi që ia ka vle kontributi ynë që kemi dhënë në Fondin e sigurisë për të ndihmuar ushtrinë e Kosovës”, ka thënë një familjar i tij.

Ndryshe Fondi i Sigurisë u themelua më 1 mars të vitit të kaluar, kurse donacionet e para u derdhën më 2 mars, sapo u publikua xhirollogaria e Fondit./Lideri.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago